Ka të bëj me ty

Me Zgjedhjen për shëndetin Blekinge ke mundësi më të madhe të ndikosh në kujdesin tënd. Ty si pacient të kemi në qendër të vëmendjes dhe të japim më shumë liri të përzgjedhjes. Zgjedhja është e jote dhe mundësitë janë më të mëdha. 

Mirë se vjen të bësh zgjedhjen tënde për shëndetin!

JE TI QË BËN ZGJEDHJEN


Zgjedhja për shëndetin të jep mundësi më të madhe ndikimi mbi kujdesin. Me zgjedhjen tënde vendosë, se cilës qendre shëndetësore dëshiron t´i takosh, e cila merr kompensim ekonomik për ty. Nëse ti je i/e pakënaqur, ti ke të drejtë të bësh një zgjedhje të re. Nëse ti e ndërron qendrën shëndetësore, edhe kompensimi të ndjek ty.

Synimi me Zgjedhjen për shëndetin është për të krijuar kujdesin më të mirë shëndetësor e mjekësor, si arritshmëria ashtu edhe kualitet të lartë. Liria e shtuar e përzgjedhjes, ju jep qendrave të kujdesit shëndetësor mundësi, të përshtatin veprimtarinë, duke u nisur nga dëshirat dhe nevojat që kanë pacientët.

MUNDËSITË TUA BËHEN MË SHUMË


Me Zgjedhjen për shëndetin mundësitë tua bëhen më të shumta. Si ofruesit publik ashtu edhe ata privat të kujdesit shëndetësor, do të fillojnë dhe zhvillojnë veprimtarinë në qendrat e kujdesit shëndetësor të qarkut. Ata duhet t´i plotësojnë kërkesat e larta që Këshill i Qarkut i ka ndaj tyre, nga aspekti i kujdesit shëndetësor dhe i kualitetit. Ti zgjedh qendrën shëndetësore që të përshtatet ty më së miri. Një listë aktuale e qendrave të kujdesit shëndetësor për përzgjedhje si dhe adresat e tyre i gjen në www.ltblekinge.se/halsoval si dhe përmes Shërbimit të Zgjedhjes për shëndetin.

KËSHTU FUNKSIONON KJO:

  • Nëse ti tashmë i përket një qendre të kujdesit shëndetësor me të cilën je i/e kënaqur, atëherë nuk ke nevojë të bësh një zgjedhje tjetër.
  • Nëse nuk ke bërë një zgjedhje që më herët, ty të ofrohet t´i përkasësh asaj qendre të kujdesit shëndetësor që e ke më afër shtëpisë.
  • Nëse je prind/kujdestar duhet, po ashtu, të zgjedhësh për fëmijët nën 16 vjeç.
  • Qendra e kujdesit shëndetësor nuk mund t´i thotë jo zgjedhjes tënde.  
  • Po ashtu, në disa qendra të kujdesit shëndetësor, është e mundur të zgjedhësh mjekun. Ndërkaq, kanë të drejtë të refuzojnë zgjedhjen tënde të mjekut, nëse mjeku nuk ka më vend të lirë në listën e pacientëve.
  • Nëse shpërngulesh brenda Blekinges, atëherë e ke zgjedhjen tënde edhe më tutje, deri sa të zgjedhësh një qendër tjetër të kujdesit shëndetësor.
  • Kur të dëshirosh mund të bësh një zgjedhje tjetër.

NËSE DËSHIRON TË NDËRROSH QENDËR TË KUJDESIT SHËNDETËSOR


Ti mund të bësh ndërrime sa herë të duash. Kur të dërgosh një lajmërim të ri për ndërrim, ti merr një konfirmim se zgjedhja jote është regjistruar dhe miratuar. Për shkaqe sigurie për pacientin, ndërrimi i qendrës së kujdesit shëndetësor mund të merr kohë deri në një muaj.

Nëse zgjedhja jote nuk miratohet menjëherë, kjo varet nga se ka shumë njerëz qe kanë zgjedhur po atë qendër të kujdesit shëndetësor. Ti merr një konfirmim se të kanë shënuar në listën e pritjes të qendrës së kujdesit shëndetësor. Më pas, qendra e kujdesit shëndetësor ka afat prej tre muajsh të siguroj vend edhe për ty. Për këtë do të njoftohesh me shkrim, atëherë kur t´është siguruar vendi në qendrën tënde të re të kujdesit shëndetësor.

QENDRAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR TË CILAT JANË TË DUKSHME


Ato qendra të kujdesit shëndetësor nga të cilat mund të zgje-dhësh, ato janë miratuar duke u nisur nga kërkesat dhe kushtet të cilat i ka parashtruar Këshilli i Qarkut Blekinge, që ato qendra të kenë të drejtë të merren me kujdesin shëndetësor në këtë rreth.

Në uebfaqen e Këshillit të Qarkut Blekinge, është një listë dhe një prezantim i shkurtër i të gjitha qendrave të kujdesit shëndetësor të cilat mund të zgjedhësh.

Banderola të veçanta të vëna në qendrat e kujdesit shëndetësor, shënojnë po ashtu qartë, se kush merr pjesë në Zgjedhjen për shëndetin.

A DËSHIRON TË DISH MË SHUMË?


Më shumë informacion mbi Zgjedhjen për shëndetin dhe se si bëhet zgjedhja jote, gjen në qendrat e kujdesit shëndetësor, në uebfaqen e Këshillit të Qarkut Blekinge si dhe përmes Shërbimit tonë të Zgjedhjes për shëndetin.  Këtu, po ashtu mund të porositësh, listën e qendrave të kujdesit shëndetësor të cilat mund të zgjedhësh, më shumë ekzemplar të kësaj fletëpalosje, si dhe mund të marrësh formularin në formatin A4 të lajmërimit të ndërrimit të qendrës.

Mirë se vjen të dërgosh e-postë apo të telefonosh në:
Shërbimin e Zgjedhjes për shëndetin (Hälsovalsservice)
E-posta: halsoval@ltblekinge.se
Telefoni: 0455-73 10 05

Dela (?):
Webbplatsen funkar med Talande webb
Hitta rätt direkt
Gör det själv
Förnya recept, ändra besökstid, beställ intyg med mera.

Mina vårdkontakter »

Webbisar, bilder på nyfödda
Webbis
Kartor, vägbeskrivningar
Kartor
Sjukvårdsrådgivning
Råd
Landstinget Blekinge, 371 81 Karlskrona. Tel: 0455-73 10 00,
Fax: 0455-802 50, E-post: landstinget.blekinge@ltblekinge.se
Ansvarig för sidan: Marie Söderström
Senast ändrad: 2010-03-25